SPORT, 5 Gusht 2022, 14:29

Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i Skënderbeut përfundon në qendër të kritikave

Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i

Një postim në rrjetet sociale ka kthyer përsëri në qendër të vëmendjes ish-mesfushorin e Skënderbeut, Bernard Berisha. Futbollisti i Kosovës, ka postuar në rrjetet sociale një foto me Ramzan Kadirov, presidentin e klubit të tij, Akhmat Grozni.

Por momenti ka qenë shumë i papërshtatshëm duke llogaritur se lideri çeçen Kadirov është një nga mbështetësit ushtarakë më të zjarrtë të Vladimir Putin.

Futbollisti iu bashkua Akhmat Groznit në vitin 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023 me klubin ku ai cilësohet një lider i padiskutueshëm. Ai ka qenë në këto vite një nga lojtarët e preferuar të liderit çeçen, i cili i ka dhuruar makinë Berishës kur ky i fundit shënoi gol dhe u shpall lojtari i ndeshjes në kampionatin rus.

Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i

Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i