TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër për herë të tretë.
Çifti i njohur ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të tretë, duke shtuar edhe një tjetër gëzim në familjen e tyre tashmë të madhe.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë futbollisti 32-vjeçar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dhe zbuloi se vogëlushja e tyre do të quhet Neyana.

“Neyana Xhaka❤️ 17.03.2025❤️ Zemrat tona janë më plotë se kurrë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Xhaka e dha lajmin se do të bëhet baba për herë të tretë pas shënimit të supergolit në Bundesligë, gjatë sfidës së Bajer Leverkusen me Heidenheim.

Ai zgjodhi mënyrën e veçantë për të treguar se në familjen e tij do të shtohet një anëtar i ri.
Sikurse shihet, mesfushori ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij, Leonita Xhaka është në pritje të ëmbël.