SPORT, 12 Gusht 2022, 16:22

FOTO/ Dominim i madrilenëve, UEFA njofton kandidatët për çmimin e lojtarit dhe trajnerit më të mirë të sezonit të shkuar

FOTO/ Dominim i madrilenëve, UEFA njofton kandidatët për

UEFA ka publikuar ditën e sotme kandidatët për çmimin e lojtarit dhe trajnerit më të mirë për sezonin që lamë pas.

Karim Benzema, Tibot Kurtua dhe Kevin De Bryjn janë përzgjedhur si kandidatët për çmimin e lojtarit më të mirë, ku sulmuesi i Realit shihet si favoriti për fitimin e trofeut.

Ndërsa përsa i përket trajnerëve më të mirë janë përzgjedhur nga lisat e teknikëve europian, tre emra që janë Karlo Ançeloti, Pep Guardiola dhe Jurgen Klop, me dy teknikët e Premier Ligës që përsërisin rivalitetin dhe në aspektin personal për trofeun që sheh si favorit teknikun e “Los Blancos”.