SPORT, 28 Nëntor 2023, 13:58

FOTO/ Dita e Pavarësisë festohet dhe në Turqi, klubi ku aktivizohen shqiptarët uron Festën e Flamurit

FOTO/ Dita e Pavarësisë festohet dhe në Turqi, klubi ku

Klubi i njohur turk, Istanbulspor, është bashkuar me shqiptarët për të uruar Ditën e Pavarësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar Dita e Flamurit dhe Pavarësia e Shqipërisë”, shkruan klubi turk, ku në të shfaqet dhe flamuri ynë Kombëtar.

Kujtojmë që në radhët e Istanbulsporit aktivizohen tre futbollistë shqiptarë: Eduard Rroca, Florian Loshaj dhe Valon Et’hemi, teksa pjesë e saj është dhe ish-kapiteni brazilian i Egnatias, Xhekson Laurentino.

FOTO/ Dita e Pavarësisë festohet dhe në Turqi, klubi ku