SPORT, 24 Mars 2025, 14:04

FOTO/ Arda Guler i tha të mbyllë gojën, kapiteni i Hungarisë prek talentin e Realit në pikën e dobët

FOTO/ Arda Guler i tha të mbyllë gojën, kapiteni i Hungarisë

Arda Guler, që i drejtohej Szoboszalait për ta mbyllur gojën, u bë viral mbrëmë. Turqia mposhti Hungarinë dhe siguroi ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kapiteni i Hungarisë ka vendosur ta ngacmojë Guler me një replikë në rrjetet sociale. Komenti “1088’” mori të gjithë vëmendjen, pas fotos me talentin e Realit.

1088 është pikërisht numri i minutave, që Guler ka marrë këtë sezon te Reali. Talenti turk nuk ka pasur mundësi të shumta, ndërsa diskutohen edhe opsione të tjera për të në të ardhmen.