SPORT, 21 Mars 2025, 19:21

Formacionet Zyrtare/ Nis rrugëtimi për Kupën e Botës 2026! Shqipëria me mungesa në Wembley, kërkohet surpriza kundër Anglisë

Formacionet Zyrtare/ Nis rrugëtimi për Kupën e Botës 2026!

Shqipëria nis rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K në Kualifikueset Europiane.

Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, i cili ka një objektiv të vetëm, fitimin e Kupës së Botës 2026.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë spanjolli Alejandro Hernández, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz në fushë dhe në VAR Cesar Soto Grado e Valentín Gómez.

Formacionet Zyrtare/ Nis rrugëtimi për Kupën e Botës 2026!