SPORT, 23 Dhjetor 2023, 17:22

Formacionet zyrtare Inter-Lecce/ Zikaltërit luajnë vetëm për fitore ndaj skuadrës së Ylber Ramadanit

Formacionet zyrtare Inter-Lecce/ Zikaltërit luajnë vetëm për

Inter do të ndeshet ndaj Lecce në orën 18:00, ndeshje e vlefshme për Serie A.

Zikaltërit kërkojnë vetëm fitoren sot në “San Siro”, për të vazhduar distancimin nga Juventusi i cili mori sot një fitore në transfertë ndaj Frosinone.

Inzaghi do të bëjë sot pa kapitenin Lautaro Martinez, ku në vendin e argjentinasit do të startojë Arnautovic.

Nga ana tjetër, Lecce nuk është aspak për t’u nënvlerësuar, pasi kanë 5 ndeshje pa humbje.