TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alejandro Papu Gomez (35) fitoi Kupën e Botës me Argjentinën , dhe më pas dështoi në një test dopingu . Duhet pranuar që disa media pretendojnë se edhe para fillimit të Botërorit, ai ra nën kontroll, por pavarësisht gjithë kësaj, ai luajti me Lionel Messin dhe bashkëkombasit e tij dhe bëri një sukses historik.
Pas kësaj ai u përjashtua nga kombëtarja, më saktë nuk mori thirrjet e trajnerit Lionel Scaloni. Shumë menduan se ishte për shkak të një testi dopingu, por dyshohet se shkak për gjithçka është bashkëshortja e Messit, Antonella Roccozzo. Më saktë, komenti që Gomez pati gjatë festës së “gauchos” pas fitores ndaj Holandës dhe vendosjes në finale.
Më pas në dhomat e zhveshjes ishte një eufori e madhe, ata po festonin kalimin në finale dhe më pas... " Të gjithë ishin të lumtur, po këndonin si të çmendur. Çfarë tha Papu në atë moment? Ai tha 'Ma jep Antonella' Imagjinoni shikimin me “lazer” të Messit Ishte një karton i kuq për të ”, tha drejtuesi i emisionit “A la tarde” në një televizion argjentinas.
Veç kësaj, Alejandro njihet edhe si koprrac. "Si trajneri Scalloni dhe shokët e tij të skuadrës janë të indinjuar nga e gjithë kjo situatë. Ju e dini pseudonimin e tij "koprraci". Ushqimi. Gruaja e tij, Linda, u përjashtuan nga një grup bisedash me gratë e futbollistëve", pohoi prezantuesi.