TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa mund ta quajnë një fat të kenë komshi një si Kristiano Ronaldo, por ka edhe nga ata që e kanë bezdi që të jenë fqinj me sulmuesin e kombëtares portugeze. Për më shumë kur flitet për gjermanët, të cilit parapëlqejnë qetësinë.
Toni Kros, i cili ka jetuar pranë portugezit në Madrid, ka rrëfyer për “bëmat” e Kristiano Ronaldos, kur ky i fundit vendoste të organizonte festa apo “barbecue”.
Duke folur në emisionin “Lanz” në “ARD”, mesfushori gjerman ka rrëfyer se kur Kristiano organizonte festa me skuadrën në oborrin e shtëpisë së tij, shpesh ato bëheshin të bezdisshme. Ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në këto festa, teksa ka rrëfyer se nuk i kanë pëlqyer asnjëherë oraret e të ngrënit në Spanjë.
“Kur organizonte festa Kristiano ishte rrëmujë. Kujtoj se me raste i kemi thënë ta mbyllin”, ka thënë mes të tjerave Toni Kros.