SPORT, 20 Nëntor 2023, 18:25

Fitorja nuk diskutohet, Kombëtarja si stërvitje kundër Ishujve Faroe! Sylvinho bën gjashtë ndryshime, tifozët futen në stadium

Fitorja nuk diskutohet, Kombëtarja si stërvitje kundër Ishujve

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot më 20:45 kundër Ishujve Faroe në Tiranë, për sfidën e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë si të kualifikuar për në "Gjermani 2024" (pas barazimit 1-1 në Moldavi), teksa kërkohet një pikë kundër kundërshtarit më modest të grupit për të siguruar vendin e parë në grup.

Mbrëmja e sotme do jetë një festë, jo vetëm sportive. Pas ndeshjes në stadium do ketë një koncert me këngë dhe valle, teksa kjo është hera e dytë që kuqezinjtë marrin pjesë në një turne të tillë, pas "Francë 2016".

Trajneri Sylvinho parasheh gjashtë ndryshime në formacion, ndërsa edhe policia ka marrë masa të ashpra për këtë duel, duke bërë apel për "festë të kulturuar" dhe për kontrolle të ashpra, në mënyrë që në stadium mos ketë flakadanë dhe mjete piroteknike.

"Apelojmë për tifozët, sportdashësit dhe të gjithë qytetarët që të zbatojnë udhëzimet e Policisë, për bllokimim e rrugëve dhe rregullat për hyrjen në stadium, duke mos tentuar që të futin në stadium asnjë send të kundërligjshëm, pasi kontrolli do të jetë i rreptë, njësoj siç është vepruar në ndeshjet e tjera ndërkombëtare", njofton policia.

Sa për statistika, kjo është ndeshja e dytë që tanët luajnë kundër Ishujve Faroe. E para u zhvillua më 20 qershorin e këtij viti, po për grupin E, ku kuqezinjtë fituan 1-3. Ndeshjen e sotme e gjykon gjermani Sven Jablonski.

Formacioni i mundshëm:

Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku

Renditja:

Fitorja nuk diskutohet, Kombëtarja si stërvitje kundër Ishujve