TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Napoli ka mundur me shifrat 3-2 Atalantën në transfertë në Bergamo dhe ka vazhduar të kryesojë i vetëm klasifikimin e Serisë A. Një fitore e rëndësishme për renditjen dhe moralin, duke pasur parasysh se përballë ishte një nga ekipet më në formë të kampionatit italian.
Suksesi ka kthyer edhe një herë entuziazmin e jashtëzakonshëm të tifozëve napolitanë, të cilët kishin mbetur të zhgënjyer nga largimi i Kvaratskhelias dhe dyshonin se skuadra e tyre nuk do të kishte forcë të mbante kreun pa gjeorgjianin në përbërje.
Por pas këtij suksesi, ata kanë vendosur të festojnë me skuadrën, duke e pritur këtë të fundit në aeroport pas kthimit nga Bergamo në orën 2 të mëngjesit. Rreth 5 mijë tifozë kanë kthyer daljen e aeroportit në një stadium të vërtetë, me pamjet e festimeve të tyre me kore dhe fishekzjarrë që kanë mbushur rrjetet sociale.
Live from Capodichino - showing gratitude! What a fantastic win! pic.twitter.com/2IIx5aqlkd
— Michele (@MicheleGNT) January 19, 2025