TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma e Zhoze Murinjos triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Kremonezes në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë, duke siguruar një biletë për fazën çerekfinale.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me Tsadjout në minutën e 37-të, teksa pjesa e parë u mbyll me fitoren 0-1 të Kremonezes.
Për të kthyer rezultatin menduan Lukaku në minutën e 77-të dhe Dibala në të 85-tën. Argjentinasi golin e fitores e shënoi me penallti.
Vlen të theksohet fakti se faza çerekfinale e Kupës së Italisë sjell derbin e kryeqytetit italian Lacio-Roma, teksa Cremonese e mbyll këtë rrugëtim, duke u eliminuar në raundin e 1/8-ave.