TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shumëkush është çuditu teksa ka parë Myrto Uzunin të festonte duke bërë shenjën e heshtjes me gishtin para gojës pasi shënoi në ndeshjen e sotme mes Granadës dhe Las Palmas. Sulmuesi shqiptar nuk ka qenë kurrë tip polemizues dhe raporti i tij me tifozët ka qenë gjithmonë i shkëlqyer.
Por në Spanjë kanë zbuluar se gjesti i lojtarit nuk u drejtohet tifozëve, Gjithçka kishte lidhje me një përplasje me trajnerin Aleksander Medina në stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme. “Ideal de Granada” bën të ditur se mes të dyve kishte “shkëndija” gjatë seancës së djeshme dhe për këtë arsye, trajneri kishte vendosur të ulte në pankinë sulmuesin shqiptar.
Lo que hizo Sergio Ruiz. ❤️????#???????????????????????????????????????????? ???????? | #GranadaLasPalmas#LALIGAHighlights https://t.co/xoPa7X4Z16 pic.twitter.com/NpaWLUWEub
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) February 3, 2024
Uzuni priti momentin e tij kur u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë dhe kur çoi topin në rrjetë në minutën e 74-t, bëri gjestin që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.
Për fat të keq, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por veprimi i tij që i drejtohej pankinës, tregoi se në radhët e Granadës nuk po përjetohet një moment i qetë dhe tashmë të gjithë presin të shohin se si do të reagojnë drejtuesit e klubit ndaj kësaj situate.