SPORT, 23 Dhjetor 2023, 18:48

Everton “zgjohet” vonë, Tottenham triumfon në Premier League

Everton “zgjohet” vonë, Tottenham triumfon në Premier

Tottenham triumfon 2-1 në kampionat ndaj Everton, duke u renditur kështu në vendin e katërt me 36 pikë. Brenda 20-minutash, vendasit londinez realizuan dy gola. I pari që shënoi ishte Richarlison në minutën e 9-të, përpara se Son të dyfishonte shifrat.

Mysafirët u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe shkurtuan diferencat me Calvert-Lewin, por goli u cilësua si i parregullt pasi ishte faull.

Në minutën e 82-të, Everton u zgjua me golin e Gomes, por shumë vonë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.