SPORT, 30 Janar 2025, 14:55

Europa League, trajneri i Lazios: Nuk kemi arritur ende asgjë, na duhet vazhdimësi

Europa League, trajneri i Lazios: Nuk kemi arritur ende asgjë, na duhet

Lazio është në vendin e parë në fazën e ligës në Europa League, por trajneri i lacialëve, Baroni, para ndeshjes ndaj Bragës, theksoi faktin se skuadrës i duhet vazhdimësi.

“Futbolli nuk është i njëjtë në çdo nivel. Ka hapa të ndryshëm. Kam punuar shumë për të arritur këtu, por shumë merita shkojnë për lojtarët për këto rezultate.

Jam i kënaqur me rrugëtimin që po bëjmë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Duhet të kërkojmë shumë nga vetja nëse duam të jemi ambicioz” – tha Baroni.