SPORT, 23 Nëntor 2023, 12:53

Euro 2024/ Përballje të zjarrta në “play-off”-in e Ligës së Kombeve, zbuloni 6 takimet gjysmëfinale

Euro 2024/ Përballje të zjarrta në “play-off”-in e

Është hedhur shorti i ndeshjeve play-off të vlefshme për EURO 2024.

Goglat kanë përcaktuar përballjet Poloni-Estoni dhe Uells-Finlandë në grupin A. Në grupin B do të përballet Izraeli me Islandën dhe Bosnja me Ukrainën. Ndërsa në grupin C do të jenë duelet Gjeorgji-Luksemburg dhe Greqi-Kazakistan.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.

PLAY-OFF A
Poloni-Estoni
Uells-Finlandë

PLAY-OFF B
Izrael-Islandë
Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë

PLAY-OFF C
Gjeorgji-Luksemburg
Greqi-Kazakistan.