TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erzeni dhe Laçi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në “Rrogozhinë”, në ndeshjen që shkoi për llogari të Superiores. Të dyja skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar, por asnjëra nuk ia doli të ishte e saktë para portës.
Me këtë rezultat, kurbinasit e shohin veten në vendin e shtatë me 31 pikë. Ndeshja e radhës për skuadrën e Armando Cungut është ajo ndaj Partizanit në shtëpi.
Në krahun tjetër komplikohet edhe më shumë mbijetesa për ekipin e Deliallisit, pasi skuadra shijakase renditet në vendin e parafundit me 27 pikë. Takimi i radhës, në të cilin do synohet vetëm fitorja, është ndaj Vllaznisë në Shkodër.