SPORT, 12 Gusht 2022, 16:36

Erdhi me bujë në janar, Tirana pranë divorcit me sulmuesin kryesor

Erdhi me bujë në janar, Tirana pranë divorcit me sulmuesin

Tirana është në kërkim të një sulmuesi, pasi braziliani Devid Da Silva nuk ka bindur. Shtatlarti, i cili kishte shkëlqyer te Kastrioti, u mor në janar nga kampionët.

Devid shënoi vetëm dy gola në kampionat, në 15 ndeshje të luajtura dhe ishte në shënjestër gjatë ndeshjeve të Europës për finalizimin e dobët.

Një ditë më parë sulmuesi nuk ka qenë as në stërvitje dhe raportohet se është pranë largimit nga Tirana. Vetë klubi bardheblu nuk ka bërë ndonjë sqarim për mungesën e tij.