TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

5 ndeshje pa fitore, shifrat flasin qartë, Egnatia nuk po kalon një moment të mirë. Ekipi kryesues u ndal sërish, këtë herë në një barazim 1-1 përballë Dinamos. Sigurisht, një pikë kundër ekipit të Mehmetit nuk është për tu hedhur poshtë, por ecuria e tyre këtë periudhë, pas merkatos së janarit, ku ekipi ndryshoi shumë, zbeh pak statusin e tyre si ekipi për t’u mundur.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Egnatia kaloi në avantazh në minutën e 50-të fal një ekzekutimi fantastik të Zejnullait nga goditja e dënimit. Dinamo reagoi shpejt dhe në minutën e 63-të, Kaçorri me kokë finalizoi një aksion shumë të bukur duke barazuar shirat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Me 50 pikë pas 26 javësh, Egnatia qëndron e qetë në krye, për momentin plus 7 pikë në raport me Vllazninë.
Një fitore shumë të rëndësishme për zonën euro siguroi Skënderbeu. Ekipi korçar mposhti Laçin në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Golin trepikësh për ekipin e Gvozdenovic e realizoi Nikaj në minutën e 90-të. Fal këtij suksesi, Skënderbeu renditet për momentin në vendin e katërt.