TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një episod i papranueshëm është regjistruar në Bundesliga 2. Dueli i mbijetesës, Hansa Rostock-Kaiserslautern u mbyll 0-3 për skuadrën udhëtuese.
Ragnar Ache ishte heroi i Kaiserslauternit me tre gola të shënuar, ndërkohë që pasi realizoi të tretin u përball me sulmin e një tifozi vendas. Një nga ultrasit e Hansës zbriti në fushë dhe nisi të sulmonte lojtarët e ekipit kundërshtar, teksa këta të fundit po festonin.
Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe e larguan tifozin agresor, i cili pritet t’i thotë lamtumirë stadiumeve gjermane pas këtij gjesti.