SPORT, 1 Mars 2024, 22:45

E mbyll me Bajernin në fund të sezonit, Tomas Tuhel injoron Barçën për Junajtidin

E mbyll me Bajernin në fund të sezonit, Tomas Tuhel injoron

Njoftimi i bordit për largimin e Tomas Tuhel nga pankina e Bajern Mynih në fund të sezonit ka hedhur vështrimin edhe mbi kubet e mundshme ku 50-vjeçari gjerman do të vijojë aventurën profesionale. Barcelona u përmend më herët si alternativë e denjë, aq me tepër kur Tuhel foli me superlativa rreth Ligës spanjolle dhe futbollit iberikas në tërësi.

Konstatimi i gjigandit “Bild” ka tjetër horizont. Sipas këtij mediumi, pista e Mançester Junajtid është më e parapëlqyer. “Djajtë” nuk po kalojnë moment të mirë dhe shanset për të mbyllur sezonin me trofe janë thuajse të zbehta. Durimi i “shefit” të ri në “Old Trafford” ndaj Erik Ten Hag ka skaduar dhe mbërritja e verës nënkupton largimin e “tulipanit” nga pankina e rekordmenëve anglezë. Precedenti i mëparshëm në Angli te Çelsi i jep disi siguri Tuhelit, pasi e njeh terrenin, ndryshe nga La Liga.

Uria e pronarit të Mançester Junajtid Sër Xhim Ratklif i shkon përshtat edhe planeve të gjermanit për ndërtimin e një ekipi mbi bazë të preferencave të trajnerit dhe jo kushtëzimit ekonomik, që nuk mund të sigurohet nga katalanasit. “Hipotekimi” i Kilien Mbappe te Real Madrid shfaqet si rrezik i “nënshtrimit, pavarësisht se te Barça gjenden një dyzinë talentesh ende në progres.