TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja po kalon orët vendimtare për të ardhmen e tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që e sheh veten larg Çelsit, me disa klube të Premier Ligës që po presin në “derë” për shërbimet e tij.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, është ndalur të flasë sërish për të ardhmen e 22-vjeçarit kuqezi, teksa kësaj radhe ka zbuluar një tjetër ofertë.
Ai konfirmon se ka ardhur një ofertë për të huazuar Brojën deri në fund të sezonit, e cila është refuzuar menjëherë nga “Blutë” e Londrës.

Sipas fjalëve të Romanos, duket se e ardhmja e Brojës do të jetë te Çelsi, të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi duket se tashmë klubi londinez nuk kërkon që të largojë një sulmues, të cilin nuk e zëvendësuan dot.