SPORT, 28 Dhjetor 2024, 14:05

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani, qëndrimi i prerë i Cardinale

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani, qëndrimi i prerë i Cardinale

Vazhdimi i bashkëpunimit mes Milanit dhe Theos nuk duhet të diskutohet. Numri një i klubit kuqezi, presidenti Garry Cardinale, mendon se rinovimi i mbrojtësit është thelbësor.

Edhe pse ky sezon nuk është dhe aq pozitiv, optimizmi është i madh se përformanca e tij do të vijë duke u përmirësuar.

Lojtari mbërriti në Milano për 22.8 milionë euro nga Real Madrid në merkaton e verës 2019, ndërsa kontrata e tij me vlerë 4 milionë euro neto në vit skadon në qershor 2026. Në sezonin e tij të gjashtë në Itali, Theo numëron 232 paraqitje për klubin.