SPORT, 19 Mars 2025, 17:05

E ardhmja e Szczesnyt, agjenti: I lumtur te Barcelona

E ardhmja e Szczesnyt, agjenti: I lumtur te Barcelona

Wojciech Szczesny mund të qëndrojë te Barcelonë përtej vitit 2025. Pasi erdhi si një zëvendësues i përkohshëm për Ter Stegen, polaku ka fituar vendin e titullarit falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Agjenti i “gardianit”, Joshua Barnett, duke folur për Jijantes, u ndal edhe te ardhmja e Szczesny.

“Ai është i lumtur te Barcelona. Nuk do të jetë e vështirë të gjesh një marrëveshje.”- tha agjenti. Deri më tani, ai ka luajtur 8 ndeshje në kampionat.