SPORT, 9 Janar 2024, 20:13

E ardhmja e Mbappe, Presidenti i PSG i bindur: Ja e vërteta!

E ardhmja e Mbappe, Presidenti i PSG i bindur: Ja e vërteta!

Askush nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e një futbollisti si Kylian Mbappe. Nuk bën përjashtim as Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, i cili dha një intervistë për RMC Sport.

“Sigurisht që dua që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për Kylian është PSG. Ai është epiqendra e gjithçka-je.

Kylian është një njeri i madh, një lojtar i madh, por edhe një person i madh. Siç tha së fundmi, ai ka një marrëveshje me mua” – Tha numri një i kampionëve të Francës, Al Khelaifi.

Kohët e fundit janë shtuar zërat për largimin e Kylian Mbappe nga Parisi, por si duket, sulmuesi francez do vazhdojë të dhurojë emocione në Parkun e Princave. Real Madrid e kërkon prej vitesh, por siç shihet, duhet të presë përsëri!