TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas 2 vitesh e gjysmë në drejtimin e “Verdhekuqve” të Roma-s, tekniku Jose Mourinho është shkarkuar këtë të martë, nga pronarët amerikanë të klubit, duke mbyllur kështu historinë e tij, me kryeqytetasit italianë, të cilët në vitin 2021 arritën të fitonin trofeun e parë evropian në histori, vetëm falë “Special One”.
Të shumta ishin reagimet e lojtarëve pas largimit, të teknikut “luzitan”, ku një reagim të shkurtër, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, e bëri edhe “fantazisti” argjentinas i sulmit, Paulo Dybala, i cili falenderon jo pak Mourinho-n, për gjithçka bëri në drejtimin e “Verdhekuqve”.
“Faleminderit Mister! Faleminderit për gjithçka. Puna me ju ishte një kënaqësi e madhe. Faleminderit për këshillat dhe për çdo fjalë. Ju uroj ju dhe ekipit tuaj më të mirën. Shpresoj të shihemi së shpejti”,- është shprehur “fantazisti” argjentinas.