SPORT, 19 Mars 2024, 21:33

Dy titullarë “të tendosur”, pauza u jep një dorë kampionëve të Partizanit

Dy titullarë “të tendosur”, pauza u jep një dorë

Partizani shkoi në pauzën e kampionatit me një humbje kundër Teutës, por tashmë do të ketë mundësinë për një frymëmarrje të gjatë, pasi kthehet të luajë vetëm në fund të muajit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Fizikisht, kjo është një ndihmë e konsiderueshme për të kuqtë, që janë goditur në seri nga dëmtimet në këto javë të fundit. Para Teutës, të dëmtuar ishin Bytyçi, Mehmeti dhe Mensah. Këta dy të fundit kanë shanse të konsiderueshme për t’u rikuperuar para betejës me Laçin, teksa Bytyçit do t’i duhet një hyrje më graduale në ritëm, pasi vjen pas një operimi në ligament.

Kundër Teutës shfaqi probleme fizike edhe Alban Hoxha, i cili u zëvendësua nga Qirko. Besohet se kapiteni do të jetë gati kundër Laçit, i ndihmuar nga ndalesa. Edhe Hadroj shfaqi lodhje dhe ky pushim do ta relaksojë fizikisht.