SPORT, 6 Dhjetor 2023, 19:15

Dy rinovime në horizont, Inter me ide të qarta

Dy rinovime në horizont, Inter me ide të qarta

Gazzetta.it bën një bilanc të rinovimeve të radhës te Inter dhe shpjegon se nënshkrimi i kontratës së re të Henrik Mkhitaryan pritet brenda pak ditësh.

Marrëveshja aktuale skadon vitin tjetër, me zikaltërit që dëshirojnë të zgjasin periudhën e bashkëpunimit për një ose dy sezone. Mkhitaryan do të vazhdojë të fitojë rreth 3.9 milionë euro neto në vit, shifër kjo e kënaqshme.

Një emër tjetër që përmendet shumë në korridoret e zyrave të Interit për çështjen e rinovimit është Di Marco. Anësori italian ka kontratë ekzistuese deri në vitin 2026, por klubi dëshiron të “blindojë” lojtarin, edhe për 2 vite më shumë.

Di Marco është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skemave të Inzaghit, kjo për shkak se stili i lojës së tij përshtatet shumë me atë që dëshiron tekniku.