TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG dhe Tuluz u përballen mbrëmjen e të mërkurës, prej orës 20: 45, për trofeun e Superkupës së Francës, sfidë që për herë të parë u luajt në “Parc der Princes”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favort të skuadrës së Luis Enrikes.
Ky ishte trofeu i 10-të i fituar nga PSG-ja në 11 edicionet e fundit dhe i 12-ti në total, në edicionin e 47-të të Superkupës së Francës. Baraspesha e sfidës zgjati vetëm 3 minuta kur Li Kang In do të zhbllokonte duelin pas asistit të Dembele.
Ndërkohë për golin e dytë mendoi Mbape në minutën e 44-të. Pjesa e dytë e finales së Superkupës nuk prodhoi gola, teksa në fund festa ishte e gjitha për kryeqytetasit e PSG-së që arritën të koleksiononin një tjetër trofe.