SPORT, 26 Nëntor 2023, 23:09

Dy gola për 1 pikë, Juventusi dhe Interi bëjnë “paqe” në “Allianz Stadium”

Dy gola për 1 pikë, Juventusi dhe Interi bëjnë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e zhvilluar në “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Interit e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të serbit Vlahoviç në minutën e 27-të.

Festa zgjati vetëm 6 minuta, pasi ishte Lautaro Martinez në minutën e 33-të që vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë skuadrat duket se u pajtuan me këtë rezultat, teksa rastet e rrezikshme në portat respektive ishin me pikatore.  

Pas këtij barazimi Interi ka ruajtur distancën në +2 pikë nga Juventusi i vendit të dytë, teksa nga ky rezultat duket se përfiton Milani, që ka ngushtuar diferencën në –6 nga kryesuesit e Interit.  

FT: JUVENTUS-INTER 1-1

Vlahoviç 27′ / Martinez 33′.