SPORT, 24 Dhjetor 2023, 23:26

Duelet e javës së 19-të ngrenë siparin e fazës së tretë, ja kur do të rikthehet në fushë Superiorja

Duelet e javës së 19-të ngrenë siparin e fazës së

Elita e futbollit shqiptar uli siparin e fazës së dytë ditën e sotme, teksa Partizani-Erzeni ishte përballja e fundit për vitin 2023.  

Superiorja do të rikthehet në fushë fundjavën e dytë të janarit, ku janë planifikuar të zhvillohen edhe duelet e javës së 19-të që përkon edhe me javën e parë të fazës së tretë.  

Duelet të cilat pritet të jenë tepër të luftuara, ku spikat padyshim derbi Dinamo-Tirana. Ndërkohë në sfidat e tjera, Partizani pret Teutën, Laçi përballet në shtëpi përballë Erzenit, Vllaznia do të kërkojë triumfin e radhës ndaj Kukësit, ndërkohë që Egnatia pret në Rrogozhinë, Skënderbeun. 

JAVA E 19-TË E SUPERIORES:

DINAMO SITI – TIRANA 

PARTIZANI – TEUTA  

LAÇI – ERZENI 

VLLAZNIA – KUKËSI  

EGNATIA – SKËNDERBEU