SPORT, 16 Prill 2024, 23:05

Duel spektakolar me 6 gola, Dortmundi përmbys Atletikon e Madridit dhe “fluturon” në gjysmëfinalen e Champions-it

Duel spektakolar me 6 gola, Dortmundi përmbys Atletikon e Madridit dhe

Mbrëmje spektakolare në “Signal Iduna Park”, ku u shënuan plot 6 gola. Borusia e Dortmundit arriti të përmbyste rezultatin e duelit të parë, teksa mposhti Atletikon e Madridit në kthim me rezultatin 4-2, duke u kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve. 

Spanjollët e Simeones, nuk mundën dot të menaxhonin suksesin 2-1 në duelin e parë në shtëpi, teksa iu dorëzuan verdhezinjve në Gjermani.  

Pjesa e parë e duelit të sotëm përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, spanjollët tentuan të reagonin duke vendosur baraspeshën në minutat 49 dhe 64, ndërkohë minutat e mbetura të sfidës folën sërish për Dortmundin që shënoi edhe 2 gola të tjerë me Fulkrug dhe Sabicer duke “vulosur” kualifikimin.  

FT | DORTMUND-ATLETIKO MADRID 4-2

Brandt 34′, Matsen 39′ , Fulkrug 71′, Sabitcer 74’/ Humels 49′ (autogol), Korrea 64′

DORTMUND 4-2-3-1: Kobel; Rerson, Humels, Shloterbek, Matsen; Xhan, Sabitzer; Sanço, Brandt, Adejemi; Fylkryg | Trajner: Edin Terziç

ATLETIKO MADRID 5-3-2: Oblak; Gimenez, Vitzel, Azpilikueta, Molina, Hermoso; De Pol, Koke, Jorente; Morata, Grizman.