TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik është shfaqur sërish para mediave pas triumfit në finale e Superkupës së Spanjës kundër Realit.
Këtë herë ai ka folur për ndeshjen e 1/8 e finaleve të Kupës së Mbretit, me katalanasit që presin sonte në mbrëmje Betisin. Hansi Flik e pranoi në konferencë se skuadra është e lumtur për suksesin në Superkupën e Spanjës, për trofeun dhe për mënyrën se si luajtën ndaj Realit të Madridit. Por gjermani nuk beson se fitorja zhurmëmadhe (5-2) do të shpërqendrojë lojtarët dhe, në fakt, ai ishte i bindur se kjo fitore do t’i motivojë ekipin e tij të vazhdojnë të rritet dhe të fitojë.
Betisi – “Për mua është e rëndësishme, që pas fitores së madhe kundër Realit të Madridit, ta vërtetojmë këtë edhe ndaj Betisit. Duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe duam të fitojmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.
ARAUHO – “Ajo që unë flas me lojtarët, mbetet mes nesh. Ai është një futbollist i Barcelonës. Ne nuk jemi të kënaqur me dëmtimin e Injigos, ai është një lider… por jemi të lumtur që Arauho është kthyer. Ai luajti shumë mire kundër Realit. Dhe kjo është ajo që unë pres prej tij”.
MERKATO – “Kam folur me drejtorin Deko, flas pothuajse çdo ditë me të. Por jam i kënaqur me përbërjen e ekipit. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët. Ka mungesa, dëmtime, por të tjerë lojtarë po kthehen… Unë jam i sinqertë me të gjithë”.
FITORJA E SUPERKUPËS – “Normalisht, unë u përgjigjem gjërave ashtu siç i ndjej. Por përpiqem të mos e teproj. Ndaj sinqerisht e them ishte një fitore e madhe. Fituam kundër Realit dhe me atë rezultat… Duhet të jemi krenarë”.