SPORT, 7 Dhjetor 2023, 17:24

“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, Neymar reagon pas rënies së Santos nga kategoria

“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, Neymar reagon pas

Padyshim është një nga ekipet, që ka shkruar historinë në futbollin brazilian. Bëhet fjalë për skuadrën e Santos, e cila për herë të parë, në historinë 111-vjeçar të klubet do të luajë në Kategorinë e Dytë profesioniste, në Brazil, duke zhgënjyer jo pak tifozët e një prej klubeve, më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në rrugët e Sao Paolos kanë shpërthyer trazirat, me tifozët e Santos, që kanë djegur makina e kanë shkatërruar çfarë u ka dalë përpara, duke i kthyer në “ferr”, rrugët e qytetit. Përveç tifozëve, shumë keq rënien e klubit në kategorinë e dytë të futbollit, në Brazil e ka përjetuar edhe “fantazisti”, Neymar, i cili me anë të një reagimi, në profilin e tij zyrtar, pavarësisht dhimbjes së madhe, beson se ditë të mirë do të vijnë dhe “bardhezinjtë” do të rikthehen aty ku e kanë vendin.

“Do të rikthehemi të buzëqeshim”, thekson 31-vjeçari në lidhje me dështimin e ish-klubit të tij, 111-vjeçar, që për herë të parë në histori nuk do të jetë mes më të mirëve në elitën e futbollit brazilian. Ndërkaq, kujtojmë se përgjatë gjithë historisë, klubi i Santos ka fituar 22 tituj kampionë Paulista dhe 3 Kupa Libertadores, po aq sa Palmeiras, Sao Paulo, Gremio dhe Flamengo, klube të tjera “legjendare”, në Brazil.