TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë gjithçka duket shumë afër, me anësorin brazilian të sulmit, Felipe Anderson, që është shumë pranë kalimit te “Bardhezinjvtë” e Juventus, me “fantazistin” që prej disa muajsh tashmë nuk po arrin dot një marrëveshjeje me “Shqiponjat” e Lazio, për rinovimin e kontratës duke i hapur rrugë kështu një transferimi te “Zonja e Vjetër”.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italian, “ylli” brazilian i ka kërkuar rekordmenëve të Serie A, një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, kërkesë kjo e tepruar për Drejtorin Sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Cristiano Guintoli, por edhe drejtues të tjerë, në organikën e “Bardhezinjve”.
Megjithatë, më tej në raportimin e mediumeve italiane, thuhet se kjo nuk i pengon “gjigantët” e futbollit italian për të arritur një marrëveshje me futbollistin brazilian, i cili, duke pasur të njëjtën ofertë, duket se synon të refuzojë rinovimin e propozuar nga Claudio Lotito dhe të fluturojë direkt për në Torino.