SPORT, 29 Nëntor 2023, 18:12

“Divorc” me klubin arab, Batha vendos të largohet nga Al-Najmah

“Divorc” me klubin arab, Batha vendos të largohet nga Al-Najmah

Përvoja e Idriz Bathës te Al Najmha (Liga e Dytë e Arabisë Saudit) ka zgjatur vetëm pak muaj. Edhe pse u transferua vetëm në verë, mesfushori ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me këtë skuadër.

“Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time. Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha.

31-vjeçari mbahet mend që ka luajtur në Shqipëri për dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën, ndërkohë që në Rumani mbajti veshur fanellën e UTA Arad. Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e tij, me alternativat që janë të shumta.

“Divorc” me klubin arab, Batha vendos të largohet nga Al-Najmah