SPORT, 21 Nëntor 2023, 17:23

Disiplina me “dorë të hekurt”, gjobë të majme për Apoloninë e Vorën

Disiplina me “dorë të hekurt”, gjobë të majme

Si zakonisht, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF ka gjykuar me “dorë të hekurt”, sa i takon shkeljeve më të fundit të bëra në të gjitha Kategoritë e futbollit shqiptar, duke filluar nga Superiorja, e deri në Kategorinë e Tretë.

Ndërkaq, në Kategorinë e Parë, bien në sy disa vendime të ashpra, ku fierakët e Apolonisë janë gjobitur me gjobën prej 100.000 lekë të reja, pasi dështuan të organizojnë si duhet ndeshjen, ndërsa Vora është ndëshkuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe një gjobë prej 200.000 lekësh të reja për shkak të sjelljes së tifozëve.

Përveç klubeve, Komisioni i Disiplinë mori vendime edhe për lojtarë të caktuar, ndërsa janë rrëzuar disa kërkesa të futbollistëve të ndryshëm, ndërsa në total janë 8 vendime, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.