TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dinamo ka siguruar një fitore bindëse që padyshim do të kthejë entuziazmin te blutë, pasi ka mundur me goleadë 4-0 Erzenin në transfertë.
Blutë kanë dominuar ndaj shijakasve sfidën teksa gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë me anë të Hoxhës dhe Kaçorrit. Shijakasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por shpërdoruan disa mundësi të mira para portës kundërshtare.
Megjithatë, kur ata ishin hedhur të tërë drejt sulmit, erdhi goli i Zabërgjës që mbylli çdo shpresë për përmbysje, ndërsa në fund ishte Bardhi i cili vuri vulën fitores 4-0 që largon Dinamon nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe e shtyn më afër asaj të “Final Four”.