TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, mund të vijojë të mbetet në La Liga.
Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, klubi i Elçes, që militon në elitën e futbollit iberik, i ka bërë ofertë zyrtare Levantes dhe është e interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Bardhi ka refuzuar disa oferta, pasi dëshiron të mbetet në Spanjë, ku luan prej pesë vitesh. Ai më herët ka refuzuar Olimpiakosin, DC Junajtid, Brentfordin dhe Torinon, teksa gjasat janë të mëdha që të transferohet te skuadra e Elçes.