SPORT, 30 Janar 2024, 21:05

Detaji interesant/ Barazimet 1-1, sa shumë “deja vu” te kampionët e Partizanit

Detaji interesant/ Barazimet 1-1, sa shumë “deja vu” te

Partizani dhe barazimet kanë shoqëruar njëri-tjetrin thuajse përgjatë gjithë këtij sezoni, deri në këtë pikë ku kemi mbërritur. Të kuqtë renditen në vendin e dytë në tabelë, por deri më tani ekipi që ka marrë më shumë barazime se çdokush tjetër në Superiore, plot 9 të tilla.

Përveç kësaj, ka një tjetër veçori mjaft interesante, pasi rezultati më i përsëritur për “demat” në këtë sezon është 1-1. Gjithçka nisi në ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni, atë ndaj BATE Borisovit, e mbyllur me shifrat 1-1.

Më pas të kuqtë kanë regjistruar edhe nëntë barazime të tjera në të gjitha garat, çka përbën një precedent, që ndodh rrallë jo vetëm në vendin tonë. Një tjetër fakt që vihet re është se në shumicën e këtyre ndeshjeve, kur ndeshja është mbyllur 1-1, shënon fillimisht Partizani e më pas barazon kundërshtari. Ky është një detaj, që me siguri edhe trajneri Shehi e ka vënë re dhe do të kërkojë ta korrigjojë në vazhdim.

Detaji interesant/ Barazimet 1-1, sa shumë “deja vu” te