SPORT, 1 Shkurt 2024, 19:58

Dëshironte transferimin te Atletico Madrid, sulmuesi i Juventusit i zhgënjyer

Dëshironte transferimin te Atletico Madrid, sulmuesi i Juventusit i

Moise Kean është shumë i zhgënjyer nga dështimi i transferimit te Atletico. Aq më tepër pasi shkoi në Madrid, pasi kishte bërë vizitat dhe më pas u kthye në bazë.

Los Colchoneros nuk mirëkuptuan faktin se sulmuesit do i duheshin edhe 3 javë për rikuperimin, çka çoi në prishjen e marrëveshjes.

Për lojtarin me pasaportë italiane do të ishte hera e parë që do luante në La Liga, teksa më parë ka provuar Premier League (Everton) dhe Ligue 1 (PSG). 23-vjeçari, në 2 vitet e fundit në Torino nuk ka shënuar më shumë se 11 gola. Në këtë edicion, ai ende nuk ka realizuar një gol, teksa ka luajtur 12 ndeshje.