SPORT, 2 Gusht 2022, 17:38

Derbi italian në merkato, mbrojtësi i kombëtares fut në “sherr” Milanin dhe Interin

Derbi italian në merkato, mbrojtësi i kombëtares fut në

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e dy skuadrave të njohura të Serie A.

Milani dhe Interi tashmë do të garojnë mes tyre për shërbimet e Berat Gjimshitit, i cili pëlqehet shumë nga të dyja skuadrat italiane.

Sipas “TuttoAtalanta”, për mbrojtësin “bergamask”, Maldini do të takohet me drejtuesit e Atalantës për të bërë edhe ofertën e parë për shërbimet shqiptarit.

Në ditët e fundit edhe Interi është vënë pas Gjimshitit, me ziklatërit që e kanë piketuar si përforcimin e radhës në mbrojtje, por që tani duhet të përballen me Milanin në merkato në një “derbi” për të fituar shërbimet e Gjimshitit.