SPORT, 16 Shkurt 2025, 20:40

Derbi i Italisë në “Alianz Stadium”, formacionet zyrtare të ndeshjes Juventus-Inter  

Derbi i Italisë në “Alianz Stadium”, formacionet zyrtare

Derbi i Italisë vjen në kuadër të javë së 25-të të Serisë A dhe zhvillohet nga ora 20:45 në “Allianz Stadium”. 

Ndeshja e parë ishte spektakël mes këtyre dy ekipeve, ku barazuan në fund 4-4.  

Juventusit i duhet fitorja pasi që po lufton për pozitat e larta, ndërsa Interi me tri pikë kalon në vendin e parë. 

Thiago Motta ka vendosur që këtë ndeshje ta startojë me emra si Kolo Muani, Conceiçao dhe Nico Gonzalez.

Në anën tjetër, Nerazzurët janë pa Marcus Thuram, ndërsa dyshja Lautaro Martinez dhe Mehdi Taremi janë nga minuta e parë.  

Juventus: Di Gregorio; Weah, Gatti, Veiga, Savona; Koopmeiners, K Thuram; Conceiçao, McKennie, Nico Gonzalez; Kolo Muani.

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Taremi, Lautaro Martinez.