TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet ditën e premte në orën 19:00. Në “Air Albania”, Partizani do të presë Tiranën, një duel që pritet të jetë tepër i luftuar nga skuadrat e kryeqytetit. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
NDESHJET – 172 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2023 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.
BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 71 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 47 fitore. 54 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim. GOLAVARAZHI – 232 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 186 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, konkretisht në sfidën e fundit skuadrat kanë dalë barazim në derbi, me golat e Hasanit dhe Kekos. Fitorja e fundit i takon Partizanit 2-1, në 19 tetor 2023, me golin e Mensah në shtesë.
DIFERENCA – Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0; 07/ 02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana 1-1; 26/09/ 14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 Partizani-Tirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 Partizani-Tirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022 Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1.