SPORT, 30 Mars 2024, 22:45

Debutoi në vitin 2011, Taulant Xhaka luan ndeshjen e 300-të në Superligën e Zvicrës

Debutoi në vitin 2011, Taulant Xhaka luan ndeshjen e 300-të në

Taulant Xhaka po e luan ndeshjen e 300-të në Superligën e Zvicrës.

Mesfushori luftarak kishte debutuar me Bazelin më 27 shkurt të vitit 2011 në fitoren 1-0 ndaj Luzernit, teksa po e luan ndeshjen 300-të në elitën helvetike po me Baselin. 38 ndeshje i ka me Grashoperin, të tjerat me Bazelin. 

Ai është i 15-ti në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në Superligën e Zvicrës që nga viti 2003.