SPORT, 25 Mars 2024, 11:20

Debutoi me Kombëtaren, Arbër Hoxha: Më të fokusuar në Stokholm! Të japim maksimumin

Debutoi me Kombëtaren, Arbër Hoxha: Më të fokusuar në
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha u grumbullua për herë të parë nga Silvinjo për këto miqësore.

Anësori i sulmit që luan për Dinamon e Zagrebit, debutoi me Kombëtaren në pjesën e dytë kundër Kilit. Duke folur pas ndeshjes për mediat, Hoxha shprehet se ndoshta nuk e priste një debutim të tillë, por shpreson për një rezultat pozitiv me Suedinë.

Arbër, mezi e prisnit debutimin, por nuk ishte ndeshja e duhur…

Po, është e vërtetë. Nuk luajtëm ashtu siç duhet. Pësuar shumë gola, por kjo humbje do të na bëhet mësim për ndeshjet e ardhshme që do të luajmë. Për t’u koncentruar siç duhet dhe pse jo të fitojmë në miqësoren tjetër.

Në krahun e majtë ku ju luani konkurrenca është disi e fortë, si e shikoni?

Po, padyshim. Për mua është hera e parë këtu. Jam i lumtur që debutova me fanellën kuqezi, nuk jam i lumtur për rezultatin. Është një ndjenjë shumë e veçantë të përfaqësoj kombin shqiptar.

Çfarë duhet të ndryshojmë me Suedinë?

Të japim maksimumin, të japim gjithçka në fushë dhe të shpresojmë për një rezultat pozitiv./Panorama Sport