TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arbnor Muja debutoi me Samsunspor në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa shënoi një gol në ndeshjen e parë me fanellë ne skuadrës turke. Në një intervistë të dhënë, sulmuesi i Shqipërisë shprehet i lumtur për transferimin dhe tregon se është ambientuar shpejt në ambientin e ri.
“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë dhe jam i lumtur që fituam. E kam ditur që një atmosferë e tillë na pret në stadium, pasi kemi tifozë të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Samsunsporit. Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë dhe kjo më bëri shumë të lumtur.. Kam shumë pak këtu, vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu.
Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të përshtatesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive” – tha ai.