TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, e di fare mirë se çfarë do të thotë për ekipin e tij një kualifikim në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ndaj siç bën me dije gazeta “Corriere dello Sport”, ai ka vënë një shpërblim prej 10 milionë eurosh për skuadrën në rast suksesi kundër Barcelonës.
Napoli do të udhëtojë sot drejt Spanjës ku të martën do të luajë takimin e kthimit për 1/8 e finaleve në Champions. Me takimin e parë të luajtur në “Maradona” të mbyllur në barazim, gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit.
Një sukses në Spanjë do t’i garantonte Napolit pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve dhe 50 milionë euro të ardhura. Ndaj De Laurentis e ka zgjidhur qesen.