TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thomas Muller dhe Bayern Munchen do të vazhdojnë të bashkëpunojmë. Sulmuesi gjerman ka arritur një marrëveshje të re me bavarezët, e cila parashikohet të zgjasë deri në vitin 2025. Muller ka një jetë që luan me kampionët e Gjermanisë. Ai numëron 32 trofe, 684 ndeshje, 237 gola të shënuar dhe 261 asiste në Allianz Arena (Munich).
“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub. Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur.
Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, – tha ai.