SPORT, 8 Mars 2025, 09:20

Coman pranë lamtumirës me Bayernin: Arabia Saudite një destinacion i ri

Coman pranë lamtumirës me Bayernin: Arabia Saudite një

Kingsley Coman mund të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sipas informacioneve të raportuara nga Sky Sport DE, drejtorit sportiv Max Eberl i janë dhënë udhëzimet për të ulur më tej faturën e pagave të skuadrës.

Kjo edhe sepse bavarezët do të donin të "kursnin çdo cent" për të marrë Florian Wirtz, mesfushorin sulmues të Bayer Leverkusen, i cili është objektivi numër 1 për verën e ardhshme.

Coman, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, mund të largohet për më shumë se 40 milionë euro dhe Bayern do të kursente në pagën e tij vjetore, e cila arrin në rreth 17-18 milionë euro bruto, përfshirë çdo bonus.

Ndërkombëtari francez do të donte të transferohej në Arabinë Saudite dhe në veçanti do të synonte një nga katër klubet më të mëdha (Al Nassr, Al Hilal, Al Ahli dhe Al Ittihad). Për ish-anësorin e Juventusit thuhet se janë të interesuar edhe Liverpool dhe Arsenal.

Këtë sezon, 28-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 33 ndeshje zyrtare dhe ka dhënë katër asistime. Coman, i cili është në Bayern që nga vera e vitit 2015, ka fituar tetë kampionate gjermane, tre Kupa të Gjermanisë dhe ka shënuar golin e fitores në finalen e Champions League 2020 kundër Paris Saint-Germain. Në total ai u përfshi në 135 gola në 327 ndeshje zyrtare për klubin gjerman.